

Ekonomiksi i Mendimit Praktik, ja rëndësia

U zhvillua me studentët e Fakultetit të Ekonomisë Biznesit dhe Zhvillimit Department’s Book Review, ku kontributet e studentëve në referimin e librit “Ekonomiksi i mendimit praktik, i cili është financuar nga Economic Fundamentals Initiative trajtuan çështjet kryesore se si ekonomia ndikon në përsitshmërinë e njerëzve.
Në jetën tonë të përditshme, ekonomia ka një ndikim të madh në vendimet tona të blerjeve. Ajo na ndihmon të kuptojmë mirë avantazhet dhe dezavantazhet e këtyre zgjedhjeve, siç janë kursimet e mundshme në krahasim me rreziqet ose ndryshimet e cilësisë. Kështu, mund të vendosim më lehtë për atë që na pëlqen dhe për çfarë na lejon buxheti ynë. Për më tepër, ekonomia luan një rol shumë të rëndësishëm në adresimin e çështjeve sociale. Merrni si shembull varfërinë. Nëse kuptojmë faktorët ekonomikë që ndikojnë në shfaqjen e varfërisë, politikanët mund të zhvillojnë programe dhe politika efektive për ta zvogëluar atë. Ekonomistët, duke iu fokusuar në analizimin e ndarjes së të ardhurave, mundësitë e qasjes në arsim dhe mundësitë e punës, ofrojnë një perspektivë që na ndihmon të krijojmë shoqëri më të përfshirë dhe të reduktojmë pabarazinë. Kështu, ekonomia ka një ndikim të rëndësishëm në shërbimin e interesave dhe nevojave të njerëzve.