Rritja ekonomike përmes teknologjisë
U zhvillua në Durrës Shkolla së Inovacionit, organizuar nga Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës me mbeshtetjen e Economic Fundamentals Initiative
50 maturantë nga gjimnaze të ndryshme të Shqipërisë u bënë pjesë e trajnimeve të pedagogëve të Universitetit Europian të Tiranës nën tematikën: “Ritja ekonomike përmes inovacionit në teknologji”.
Ata morën informacione të dobishme mbi aplikimet më të fundit teknologjike dhe mënyrat sesi ky inovacion mund të përdoret për zhvillimin dhe rritjen ekonomike
Trajnime të ndryshme për rritjen ekonomike përmes teknologjisë dhe inovacionit u zhvilluan gjatë ditës së dytë të Shkollës së Inovacionit në Durrës nga pedagogët e Fakultetit të nxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës në UET: dekania prof. assoc. dr. Teuta Xhindi, prof. assoc. Dr Otjela Lubonja, dr. Ardiana Topi, dr. (P) Etion Kapedani.
50 maturantët e pranishëm u përshëndetën nga presidenti i UET, prof. assoc. dr. Selami Xhepa, ndërsa të ftuarit sollën ekspertizën dhe eksperiencën e tyre mbi fushën. Arkitekti i njohur, Artan Shkreli foli gjatë mbi profesionin e tij, duke iu përgjigjur edhe pyetjeve të maturantëve të interesuar për profesionin e arkitekturës. Kjara Dika, hr & recruiting manager specifikoi cilësitë dhe karakteristikat që kërkojen në tregun e punës.
Shkolla e Inovacionit është një aktivitet i përvitshëm që organizohet nga Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, në partneritet me Economic Fundamentals Initiative Economic Fundamentals Initiative, për t'u ardhur në ndihmë maturantëve që të njohin më mirë fushën dhe të orientohen drejt një karrierre të suksesshme.