Kreu
KreuKreuRrjetiLajmetBëjeni tuajin librin

Si të bëhesh histori suksesi

Edi Vlusha
29.2.24

Bursa për maturantët pjesëmarrës në Shkollën e Humaniteteve

Me bursa dhe certifikata pjesëmarrjeje u mbyll Shkolla e Humaniteteve në Llogara, organizuar nga Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, në partneritet me Economic Fundamentals Initiative. Pesëdhjetë maturantët nga e gjithë Shqipëria dorëzuan në aktivitetin përmbyllës një ese, duke paraqitur argumentet se pse duhet të fitojnë një bursë nga Universiteti Europian i Tiranës. Prej tyre u përzgjodhën pesë punimet më të mira, nga të cilat dy u vlerësuan me bursë të plotë dhe tre të tjerat me gjysmë bursë, në një nga programet që ofron Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale.“Si të bëhesh një histori suksesi” ishte tematika e përzgjedhur për Shkollën e Humaniteteve 2024, ku përveç trajnimeve nga pedagogët e UET, maturantët u bënë pjesë e bashkëbisedimeve me të ftuarit specialë të këtij aktiviteti.