

Njeriu ekonomik vs njeriu politik
28.4.24
Universiteti Europian i Tiranës, në partneritet me Economic Fundamentals Initiative dhe UET Center, zhvilloi në datat 26- 28 prill Shkollën e Ligjit dhe Lidershipit në Dhërmi, me temë “Ndikimi i ekonomisë te votuesit.
Maturantët morën trajnime nga pedagogët e Fakultetit të Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në UET mbi fushën e politikës, zhvillimet e fundit dhe angazhimin e të rinjve.
Në ditën e fundit të trajnimit, për punimet më të mira, u dhanë dy bursa të plota, tre gjysmëbursa dhe certifikata pjesëmarrjeje për të gjithë maturantët.