Skip to content
Home
Home
Who we are
What we do
Get the book

4 këshilla për të ndërtuar stabilitetin financiar—Kortezi e Noah Webster

Annie Holmquist

Nuk ka rrugë të sigurta drejt prosperitetit. Por zgjedhjet e shëndosha të jetës sigurisht që mund të ndihmojnë.

Me inflacionin, çmimet dhe dështimet e bankave, të gjitha këto ditë në rritje, shumë prej nesh po shikojnë me ankth drejt xhepit dhe pyesin veten se çfarë do të bëjmë kur kriza financiare të godasë në mënyrë të pashmangshme. A do të duhet të fillojmë nga e para me fondin tonë të pensionit apo do të varfërohemi brenda disa muajsh?

Mund të mos ketë një rrugë të sigurt për t’u mbrojtur krejtësisht nga shkatërrimi i mundshëm, por ka mënyra për t’u mbrojtur prej tij. Një nga këto mënyra është ngulitur në një cep të errët të Librit të Drejtshkrimit Amerikan të themeluesit amerikan Noah Webster. Me titullin “Ekonomia shtëpiake apo historia e Nikoqirit dhe Neglizhentit,” Webster (1758-1843) tregon historinë e dy burrave, njëri i zoti me financat, dhe tjetri një dështim financiar.

Por fitimet apo humbjet e tyre financiare nuk janë rezultat i fatit në bursë apo ndonjë gjeniu të veçantë. Jo, mprehtësia e tyre financiare është më shumë rezultat i zgjedhjeve të jetës që ata bënë, duke e lënë Webster-in të supozojë se kërkimi për pasuri materiale fillon me karakterin.

1. Kush mëngon, bluan

Një nga hapat e parë drejt pasurisë varet nga marrëdhënia e dikujt me zilen e orës, nënkupton Webster. Nikoqiri ngrihet me pulat, duke u ngritur herët dhe duke filluar me ditën e tij. Por, një veprim i tillë është i mundur vetëm sepse ai shkon në shtrat në një orar të arsyeshëm.

Neglizhenti, megjithatë, nuk është një person i mëngjesit, duke e marrë me nge zgjimin çdo ditë, një fakt që përfundimisht çon në tronditje dhe shqetësim të madh. Dhe megjithëse Webster nuk e përmend atë, natyra e furishme, gjithmonë prapa e z. Neglizhent tregon se orari i gjumit është akoma shumë larg edhe pasi ora shënon 22:00.

2. Budallai dhe paratë e tij ndahen shpejt

Kur z. Neglizhent më në fund çohet nga shtrati në mëngjes, fillimi menjëherë i punës nuk është i pari në rendin e punëve. Në vend të kësaj, ai ngjitet në bar ose shkon te dollapi i pijeve. Por, në vend që ta forcojë atë të përballet me punët e ditës siç mund të shpresojë, shpjegon Webster, pija errëson ndjeshmërinë e tij dhe e bën atë të harxhojë paratë.

Në të kundërt, Uebster e përshkruan z. Nikoqir si një njeri që “nuk i frekuenton lokalet” dhe as nuk “i harxhon të gjitha të ardhurat e tij me pije alkoolike që nuk i bëjnë asgjë të mirë”.

Është e rëndësishme të merret parasysh se ky paralajmërim nga Webster nuk vlen domosdoshmërisht vetëm për alkoolin. Parimi themelor këtu është se njeriu nikoqir e mendon se ku shkojnë dollarët e tij të fituar me vështirësi dhe sigurohet që të mos e harxhojë vazhdimisht rrogën e tij për artikuj që kanë pak vlerë të qëndrueshme, ose ato që ulin aftësinë e tij për të konkurruar në botën e punës.

3. Mos ço gjë dëm, dhe nuk do të të mungojë gjë

Kur mendojmë për mbeturinat, shpesh mendojmë për sendet që futen në koshin e plehrave, si ushqimet e ndenjura. Por sipas Webster, njeriu Nikoqir është i kujdesshëm që të mos humbasë mallin e tij më të rëndësishëm: kohën.

Kjo është veçanërisht e vërtetë kur z. Nikoqir kryen detyrat e tij të përditshme. “Kur është në fushë,” shkruan Webster, “ai vazhdon vazhdimisht të punojë, megjithëse jo aq dhunshëm sa të lodhë dhe të rraskapitë trupin”. Ai gjithashtu nuk e harxhon kohën e tij duke qenë vazhdimisht muhabeti i vendit të punës, duke treguar histori dhe duke ndaluar të dëgjojë të tjerët që bisedojnë tek makineria e ujit të ftohtë.

Megjithatë, koha po i largohet vazhdimisht z. Neglizhent. Në fakt, njeriu i Shkujdesur është vazhdimisht mbrapa, por bën sikur është shumë i zënë ndërsa përpiqet të arrijë ritmin e punëve. “Tani, ai është me shumë nxitim”, shkruan Webster, “ai nxiton për t'u përgatitur për punë - dhe ajo që bëhet me nxitim bëhet keq - ai humb një pjesë të ditës duke u përgatitur”.

Mjerisht, nuk është vetëm koha e tij që humbet në përpjekje të tilla. Webster vëren se një tjetër efekt i keq i kohës së tij të humbur është se ai gjithashtu humb kohën e atyre që punojnë nën përgjegjësinë e tij, duke çuar në më shumë fitime të humbura për biznesin e tij.

4. Pa dhimbje nuk ka fitore

Për njeriun Nikoqir, largpamësia e shpejtë dhe menaxhimi i mirë janë çelësi për përfitimet e tij monetare. Ai pranon faturat që vijnë në mënyrë të pashmangshme, pastaj kthehet dhe i paguan menjëherë. Duke vepruar kështu, ai shmang tarifat dhe gjobat e vonuara, duke lejuar që kursimet e tij të shtohen.

Ai gjithashtu i mban pronat e tij në gjendje të mirë, “[duke] ekzaminuar veglat për të parë nëse janë të gjitha në gjendje të mirë për punëtorët”, duke kontrolluar “gjendjen e shtëpisë së tij, hambarit, tokës dhe stokut të tij”. Duke vepruar kështu, ai shmang panikun dhe kohën e humbur në të cilën futet z. Neglizhent, ku ky i fundit përfundon në një nga ato skenarët e tmerrshëm që nuk të çojnë askund:

“Kur ai supozon se është gati të fillojë punën e ditës, ai zbulon se nuk i ka veglat e nevojshme, ose disa prej tyre janë jashtë funksionit - parmenda duhet të dërgohet gjysmë milje larg te një farkëtar për t’u ndrequr; janë thyer një ose dy dhëmbë të një grabujë ose doreza e një shati; ose një kosë ose një sëpatë duhet të mprihet”.

Rezultati përfundimtar

Me kalimin e kohës, secila prej këtyre përpjekjeve të vogla shtohet dhe z. Kursimtar bëhet një njeri i pasur, pronar i një pasurie fitimprurëse “me disa qindra hektarë tokë dhe njëqind krerë bagëti”. Megjithatë, z. Neglizhent përjeton humbje të vazhdueshme për shkak të zgjedhjeve të tij të dobëta, “duke kaluar vite zhgënjimi, mjerimi dhe varfërie”.

Dallimi midis të dyjave, shkruan Webster, është “që një njeri shpenzon vetëm interesin e parave të tij, ndërsa një tjetër shpenzon principalin”.

Pyetja është, cili person jeni ju?

Më duhet të rrëfej se, ndërkohë që shumë do të më quajnë menaxher të mirë të parave, portretet e Nikoqirit dhe Neglizhentit më lënë të shoh shumë shpesh reflektimin tim në këtë të fundit. Kjo më shtyn të pyes nëse ne, në këtë kohë të rënies së mundshme ekonomike, a mund të jemi shumë më mirë financiarisht nga sa mendojmë për veten.

Gjithçka varet nga fakti nëse ne kemi karakterin - zellin, për të qenë të saktë - të ecim në jetë në këpucët e z. Nikoqir.

Ky artikull është kortezi e Annie Holmquist dhe The Foundation for Economic Education, sipas një licence Creative Commons Attribution 4.0 International License. Origjinali mund të gjendet këtu.

Ndaj artikullin