

Niveli Kombëtar iOlimpiadës së Ekonomiksit

27.4.24
Dje u mbajt faza e Nivelit Kombëtar të Olimpiadës së Ekonomiksit në Riinvest.
Së pari, falënderojmë të gjithë koordinatorët e shkollave dhe nxënësit që dhanë maksimumin e tyre! Jemi vërtetë të lumtur për gjeneratat e reja të ekonomistëve që po vijnë.
Nga niveli kombëtar u zgjodhën 5 finalistë të jashtëzakonshëm, të cilët tani do të fillojnë përgatitjet për Nivelin Ndërkombëtar të Olimpiadës së Ekonomiksit në Athinë, Greqi!
Përvec përfaqësimit në Athinë, pesë vendet e para u shpërblyen me nga 200€. Gjithashtu, u shpërblyen edhe 5 nxënës të tjerë të dalluar me nga 100€ për rezultatet e tyre të shkëlqyera!
Na ndiqni për përditësimet e fundit dhe për të ofruar mbështetjen ndaj përfaqësuesve tanë të rinj në garat kombëtare!