

Gara kombëtare e Olimpiadës së Ekonomiksit

21.5.23
Më datë 20 maj, në Prishtinë u mbajt gara kombëtare e Olimpiadës së Ekonomiksit. Nga kjo garë kombëtare dolën pesë fitues ku do kemi mundësi të ndjekim rrugëtimin e tyre drejt garave ndërkombëtare në Bratisllavë, Sllovaki.
Mezi presim të shohim sukseset e nxënësve tek tregojnë njohuritë e tyre derisa përfaqësojnë Kosovën në pjesën e fundit të Olimpiadës së Ekonomiksit.
Garat Ndërkombëtare do të mbahen në shtator 2023